Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë i sezonit, fiton çmimin “The Best’

Po zhvillohet në “La Scala” të Milanos ceremonia e organizuar nga FIFA për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas, por edhe portierin apo trajnerin më të mirë.

Çmimi “The Best”, si lojtari më i mirë tek meshkujt u shpall Lionel Messi.

Argjentinasi garoi për këtë çmim me Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon.