Operacioni anti-SYRI.net Rilindja nxjerr nga frigoriferi Arta Markun

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkoi  nga  Pokuroria  pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët. Në një njoftim të shpërndarë nga  zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme njofton gjithashtu se : “në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”.

Në një akt të paprecedentë shërbimi ndaj qeverisë, prokurorja e zgjedhur Arta Marku në kundërshtim me kushtetutën dhe që prej 2 vitesh nuk bën asgjë tjetër por vetëm arkivon në mënyrë konstante të gjitha dosjet korruptive të qeverisë së Edi Ramës, u zgjua nga gjumi letargjik për ti dhënë akoma më tepër ngjyra aksionit të terrorit që policia dhe organi i akuzës me urdhër të shefi të qeverisë kanë ndërmarrë që prej natës së djeshme ndaj SYRI.net.

Që prej ditës së zgjedhjes së saj, askush nuk kishte asnjë dyshim se cili do të ishte misioni i Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, por reagimi i sot është tregues së Prokurorja e Përgjithshme Shqipërisë nuk ka asnjë dallim njerëzit që në shërbim të Edi Ramës prodhojnë sulme ndaj kujtdo që i prish rehatinë e grabitjes së pasurisë së shqiptarëve, sundimtarit me banim në Surrel sidomos ata me nickname. Ndërsa Arta Marku sot ka më shumë kurajo, ajo e bëri shërbimin e radhës ndaj Edi Ramës me zë e me figurë të institucionit që ajo drejton.

SYRI.net që prej ditë së djeshme, ka kërkuar ndjesë ndaj një gabimi njerëzor që u bë me publikimin e një informacioni të pakonfirmuar të publikuar më parë nga të tjera portale dhe TV kombëtare, por sulmi frontal që Edi Rama ka urdhëruar që prej mbrëmjes së djeshme me të gjithë mekanizamt e pushtetit që prej 6 vitesh i ka vënë në shërbimin e tij personal thjeshtë nuk na intimidojnë.

Syrit nuk i dridhet qerpiku nga presionet e mafias në pushtet dhe veglat e saj dhe ngjarja e 24 orëve të fundit është thjeshtë treguesi që ne jemi në anën e duhur, Edi Rama dhe veglat e tij qorre janë në anën tjetër.