FOTO/ Vdes trajneri italian, dikur u shpall kampion me...

Futbolli në Itali është në zi.

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-trajneri i Empolit, Cesena dhe Spal-it, Walter Nicoletti, shkruan “Teleromagna24”, raporton SYRI.net.

Walter Nicoletti vdiq në moshën 66-vjeçare mbrëmjen e së dielës në një spital në Rimini.

Nicoletti ka pasur një karrierë të gjatë si trajner duke e vendosur veten në qendër të vëmendjes në qytetin italian të Marches. Në krye të klubit Vis Pesaro, Nicoletti u shpall kampion duke fituar dy kampionate me kuqezinjtë: Serie D dhe C2.