Renato Mekolli flet për jetën e tij luksoze

Shefi i kuzhinës më i komentuar në media, Renato Mekolli ishte i ftuar ditën e djeshme në "E diell", ku foli për sezonin e dytë të "Hell's kitchen" që po pritet me padurim nga publiku dhe zbuloi se do ketë shumë surpriza.

Shefi i kuzhinës ka qenë në qendër të mediave këtë verë edhe për shkak të pushimeve të tij në ishujt grek.

Dhe Renato i cili njihet për natyrën e tij të sinqertë tregoi se pushimet më të shtrenjta të tij kanë kapur shifrën 50 mijë euro, bën të ditur "Blitz.al".

Pavarësisht kësaj shifre, duhet përmendur fakti që Renato ka treguar se mund t'i bëjë të dy llojet e pushimeve: edhe ato luksoze në ishuj, edhe ato ku merr bukë me vete.