VIDEO/ Tërmeti shkakton panik te qytetarët, varg i gjatë makinash në autostradën Tiranë-TEG
Tërmeti i para pak minutave, me magnitudë rreth 4,5 ballë dhe me epiqendër pranë qytetit të Vorës, ka shkaktuar sërish panik te qytetarët në Tiranë.
Siç shihet në videon e mëposhtme, në autostradën që të çon drejt TEG-ut, ka një varg të gjatë makinash.
Prej ditës së djeshme, Shqipëria është goditur nga një sërë tërmetesh, më i forti me magnitudë 5,8 ballë.