VIDEO/ Dëmtohet rëndë pallati në Tiranë, goditen kollonat kryesore. Banorët apel qeverisë: Na ndihmoni

Një prej pallateve në zonën e Astirit në Tiranë ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i fortë rënë ditën e djeshme.

Siç shihet edhe në kronikën e mëposhtme të Syri TV, pallati në të cilin banojnë 200 familje, ka dëmtime të rënda në kollonat e tij çka i frikëson qytetarët.

Këta të fundit, përmes mikrofonit të Syri TV, kërkojnë ndihmën e qeverisë.