Formula 1/ Triumf i dyfishtë i Ferrarit në Çmimin e Madh të Singaporit

Ferrari duket se ka ndezur motorët dhe po kalon momente shumë të mira në garat e fundit.

Skuderia italiane ka marrë dy shkallët më të larta të podiumit, në Çmimin e Madh të Singaporit.

Sebastian Vetel ka arritur të finalizojë i pari garën, i ndjekur nga shoku i tij, Leclerc.

Të dy pilotët patën një duel mes tyre gjatë garës, por Vetel ishte ai që në fund mori fitoren.

Ndërkaq Hamilton ka zënë vendin e katërt, pasi nuk arriti të dilte fitues në duelin me Verstapen.

Kjo ishte dopjeta e parë për Ferrarin, pasi të fundit e kishte arritur në vitin 2017.

Edhe pse kjo fitore i jep moral Ferarrit dhe pilotëve të saj, do ta kenë shumë të vështirë të rivalizojnë Hamiltonin dhe Mercedesin, që janë shkëputur në krye të klasifikimit.