Vllaznia nuk di të shënojë, del ‘thatë’ edhe me Luftëtarin

U mbyll në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Luftëtarit. Skuadrat ndahen në “paqe” në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Një rezultat ky që i shkon më shumë për shtat skuadrës gjirokastrite, e cila është ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

Për sa i përket lojës, shkodranët ishin më dominues, teksa arritën të godisnin 2 herë traversën, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Goli po kthehet në një makth te skuadra shkodrane, e cila nuk shënon prej 4 takimesh radhazi.