U vrarë 12 persona nga sulmi ndaj autobusit, shteti Islamik merr përgjegjësinë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një autobus afër qytetit Kerbala të Irakut, që la të vrarë 12 persona.

Shërbimet e sigurisë së Irakut thanë të premten se 12 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus eksplodoi në jug të Bagdadit, raporton Rel.

Dy zyrtarë policorë në zonë thanë se eksplozivi ishte vendosur në autobus dhe shpërtheu në hyrje të qytetit, duke i vënë flakën automjetit.