Tërmetet/ Braimllari: Arsyeja e mosshpalljes së emergjencës për zonat e prekura, mospagimi i dëmshpërblimeve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i kërkon qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet.

Përmes një postimi në Facebook, ish deputeti thekson se, arsyeja e mosshpalljes së emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet.

"Qeveria duhet te shpalle gjendjen e emergjences per zonat e prekura nga termetet. Qeveria nuk mund te funksionoj si nje organizate. Ka ligje, struktura dhe protokolle sesi menaxhohen situata te tilla.

Arsyeja e mosshpalljes se emergjences per zonat e prekura nga termetet ka te beje me demshperblimet.

Nese qeveria e shpall gjendjen e emergjences, ligji e imponon nje demshperblim ne masen 100 per qind te çdo dem qe prek popullaten.

Ndaj Edi Rama te mos bej show neper fusha futbolli dhe stadiume por te shpalli gjendjen e emergjences qe qytetaret te kene mundesi te demshperblehen per kete fatkeqesi natyrore", shkruan Braimllari në reagimin e tij.