Tragjike, pa vëllain që u vra gjatë grabitjes së dyqanit

Një 23-vjeçar është vrarë me armë nga grabitësit që hynë në dyqanin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen është fakti se vëllai i viktimës e pa të gjithë skenën në celularin e tij, përmes sistemit të kamerave të dyqanit.

Viktima është 23-vjeçari Mohammed Hamed. Tre grabitës të maskuar dhe të armatosur u futën në dyqanin e tij dhe e detyruan 23-vjeçarin që të hapte kasafortën. Teksa grabitja po ndodhte, vëllai tjetër që shikonte përmes celularit, njoftoi policinë dhe i informoi se dy prej grabitësve i kishin drejtuar armën vëllait të tij.

Për fat të keq, 23-vjeçari humbi jetën gjatë grabitjes, pasi u qëllua nga autorët. Për këtë ngjarje, policia arrestoi 20-vjeçarin Amado Zeppi, ndërsa në kërkim janë dy grabitësit e tjerë. Hetuesit kanë sekuestruar edhe armën e krimit, ndërsa thonë se me provat e mbledhura në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i dy të kërkuarve.