Lëkundjet sizmike 'shkundin' Shqipërinë , për 6 orë 13 tërmete/ Nuk shpëton as Italia e Jugut

Nuk kanë të ndalur tërmetet në vendin tonë. Lëkundjet sizmike vijojnë të jenë aktive në detin Adriatik.

Përgjatë ditës së sotme janë shënuar 13 tërmete, ndërsa dy prej tyre kanë qenë tepër të fuqishëm duke lenë pas dhjetëra persona të plagosur dhe disa banesa të dëmtuara.

Lëkundja e fundit është në orën 22:02 me epiqendër, 7 km në veri-perëndim të Durrësit dhe 36 km nga Tirana, me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

Por lëkundje ka patur edhe në Italinë e Jugut, ku është regjistruar një tërmet me magnitudë 4,7 ballë.

Lëkundjet në brigjet e Detit Adriatik sot kanë qenë të shumta, siç tregohen edhe në tabelën e mëposhtme. Ndërkohë tërmetet janë ndjerë edhe në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. /Syri.net