VIDEO/ Pamje shokuese brenda një banese, orenditë rrëzohen si të ishin birila

Të tjera pamje tronditëse publikohen nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.

Pamjet e radhës vijnë nga brenda një banese, që tregojnë se sa i fuqishëm ka qenë tërmeti në momentin e parë. Siç shikohen edhe nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë shtëpia lëkundet e gjitha, ndërsa orenditë bien një e nga një si të ishin birila.