Surpriza e ditës, Bylis i merr barazimin Partizanit

Partizani  nuk ka marrë më shumë se një barazim përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Superiore.

Takimi që u luajt në “Selman Stërmasi”, përfundoi me rezultatin 1-1 ndërsa Peposhi shënoi autogol, ndërsa për Bylisin realizoi Ntehpe në minutën e 93’.

Pavarësisht panikut nga tërmeti, 90 minutat u mbyllën në mënyrë të rregullt edhe pse stadiumi pësoi dëmtime nga lëkundjet e forta me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë.

Të dyja ekipet, tashmë ndajnë nga një pikë, ndërsa situata e vështirë vazhdon te Partizani.