Pas tërmetit/ Video epike nga nënat në marternitetin e Tiranës

Tërmeti i sotëm shkaktoi panik të madh te qytetarët. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me mjekët dhe stafin e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, mjekja Anika Dokle tregon situatën në spitalin në fjalë dhe se si stafi i tij është ende në gatishmëri për lindje të reja.

“Ne jemi tërmeti i tretë... Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj, teksa publikon edhe një video ku shfaqet duke kërcyer me kolegët e saj si dhe me gra që presin të bëhen nëna. /Syri.net