Mbi 55 qytetarë të plagosur nga tërmeti/ Mes tyre edhe fëmijë

Deri tani mbi 55 qytetarë kanë mbetur të plagosur nga tërmetet e fuqishme që tronditën vendin.

Gazteari i Syri TV, i cili ndodhet pranë Spitalit Ushtarak, raporton se mes të lënduarve është edhe një fëmijë.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.