FOTO/ Banesa të dëmtuara dhe qytetarë të frikësuar, ja pasojat e tërmetit në Qerret

Lëkundjet e forta të tokës kanë lënë pasoja edhe në rrethin e Kavajës.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, në Qerret ka shumë banesa të dëmtuara, por ende nuk dihet nëse ka qytetarë të plagposur apo jo.

Tërmeti, më i forti prej 30 vjetësh në vend, shkaktoi panik të madh te qytetarët, të cilët lanë menjëherë banesat e tyre.