VIDEO/ Leicester përmbys gjithçka, Madison heroi i ndeshjes

Ka përfunduar ndeshja mes Leicester dhe Tottenham e vlefshme për javë e 6-shtë të Premier League.

Leicester arriti që të fitojë me përmbysje (2-1) këtë takim, duke siguruar 3 pikë të rëndësishme.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua në minutën e 29’, me golin e realizuar nga, Harry Kane.

Leicester arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 69’, me anë të Ricardo Pereira.

Goli i përmbysjes që pati vlerën e tri pikëve për Leicester erdhi nga lojtari premtues, James Maddison, i cili realizoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.

Në këtë ndeshje u anulluan dhe dy gola nga sistemi VAR.

Me këtë fitore, Leicester mban përkohësisht vendin e dytë në Premierligë, me 11 pikë të grumbulluara.

Tottenham nga ana tjetër zbret në vendin 5, me vetëm 8 pikë në gjashtë ndeshje.