VIDEO/ Valdet Rama po kalon një formë të shkëlqyer në Gjermani, shënon një supergol

Ish-futbollisti i Kukësit, Valdet Rama, është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Ligën e tretë gjermane me skuadrën e Mepen.

Së fundmi, Rama ka shënuar një tjetër gol me këtë fanellë dhe bëhet fjalë sërish për një supergol.

Megjithatë nuk ishte e mjaftueshme pasi skuadra e tij u mund nga Kikers me rezultatin 3-2.

Rama shënoi golin e parë për skuadrën e tij kur rezultati ishte 2-0. Ai mori një top në hyrje të zonës dhe pasi u shkëput në të djathtë, provoi një parabol duke parë edhe daljen e gabuar të portierit. Megjithatë, ky gol nuk ka mjaftuar për skuadrën e tij.