Jennifer Lopez mbyll shfaqjen e Versaces me veshjen ikonike të para 20 viteve

Jennifer Lopez sapo i ka mbushur 50 vjeçe por këngëtaren edhe një 20-vjeçare e ka zili. Ylli i Hollywood-it mbylli shfaqjen e Versace-s në Javën e Modës në Milano dhe të gjithë kanë mbetur me gojë hapur.

Këngëtarja u shfaq e veshur me fustanin ikonik Versace që kishte veshur 20 vite më parë, në natën e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’, me një version të rikrijuar.

Ndonëse kanë kaluar dy dekada që kur e veshi për herë të parë, Jennifer dukej e njëjta me atë të vitit 2000. Fustani Versace me printe tropikale është quajtur nga Lopez si “momenti i saj më i madh në fushën e modës”.

Sapo 50-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me të, kamerat dhe sytë e të gjithëve u kthyen tek ajo duke shkaktuar të njëjtin efekt si 20 më pare.