Rihanna publikon një fotografi, Chris Brown nuk i reziston dot dhe i lë komentin epik

Edhe pse kanë shumë kohë që janë ndarë, duket se Chris Brown nuk ka hequr dorë nga Rihanna.

Këngëtarja është në një lidhje dashurie, por reperit duket se nuk i bënë fare përshtypje kjo gjë dhe vazhdon ta ‘ngacmojë’ atë me komente.

Rihanna së fundi ka publikuar një fotografi, në të cilën reklamon linjën e re të të brendshmeve, e në fokus ka të pasmet.

E shtrirë në shtrat pranë një llampe, ajo dukej më atraktive se kurrë më parë, duke marrë gjithë vëmendjen.

Në mesin e shumë komenteve dhe pëlqimeve, të bie në sy komenti i Chris Brown, i cili i shkruan “Dëshiroj të jem llampa”.