Sherr mes pronarit dhe blerësit, bllokohet anija ruse me grurë në Durrës

Një anije ruse me grurë është bllokuar në Portin e Durrësit. Shkak është bërë mosmarrëveshja midis pronarit të anijes dhe blerësit.

Pronari i anijes pretendon se ka paguar blerësin, ndërsa ky i fundit pretendon të kundërtën.

Anija e bllokuar është “SV.Georgiy Pobedonosets”.

Ajo është futur në kalatë në datë 22 gusht nga porti rus i Volgodonsk me destinacion Shqipërinë.

Anija ndërkohë është bllokuar me urdhër të Gjykatës së Durrësit.