Të shtëna me armë në Washington, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në rrugët e Washington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

Nuk dihet ende motivi i të shtënave ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me sulmin.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Të shtënat me armë ndodhën në lagjen Columbia Heights, rreth 3 km nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës lokale  10:00. Sulmi ndodhi në oborrin e një blloku apartamentesh.