Tahiri i lirë, Çela në burg/ Gjykata vendime të ndryshme për të njëjtat akuza

Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, ‘shpërdorim detyre’, Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, nuk i ka shpëtuar burgut.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.

Ndryshe nga Tahiri, që ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.

Edhe Çela u akuza për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’, ‘grup i strukturuar kriminal’. Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjyjkata, e cila e shpalli fjator për ‘shpërdorim detyre’.