‘Nismë për qëllime më ambicioze të klimës’, 32 shtete bëhen bashkë
Në deklaratën e përbashkët ndërmjet 32 krerëve të shteteve dhe qeverive , ata kanë kërkuar një "Nismë për qëllime më ambicioze të klimës", përpara Samitit të Kombeve të Bashkuara në New York, që do të mbahet në datat 21-23 shtator.
"Kriza e klimës është çështje shqetësuese për të gjithë ne. Ndryshimi i klimës po dëmton ekonominë globale. Kërcënon sektorë të ndryshëm, siç janë bujqësia, pylltaria, turizmi, energjia, infrastruktura dhe burimet ujore dhe, në mënyrë të pashmangshme, paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën" thekson deklarata.
Në të njëjtën kohë, ata bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm, duke theksuar se ndryshimi i klimës është sfida kryesore e kohës sonë dhe tregojnë për nevojën për t'u dhënë fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm një botë në të cilën të jetojnë.
"Le të përfitojmë nga shumë mundësi dhe masa për të luftuar ndryshimin e klimës dhe të formojmë një të ardhme pozitive për planetin tonë. Le t'i japim fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm një botë në të cilën do të jetojnë" thuhet ndër të tjera në deklaratë.
32 krerët e shteteve dhe qeverive
Alexander Van der Bellen, Presidenti Federal i Republikës së Austrisë
Željko Komši?, Šefik Džaferovi?, Milorad Dodik, Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës
Nikos Anastasiadis, President i Republikës së Qipros
Reg Mbreti Mswati III, Mbretëria e Esuatini
Sauli Niinistö, President i Republikës së Finlandës
Emmanuel Macron, President i Republikës Franceze
Nana Addo Dankwa Akufo - Addo, Presidenti i Republikës së Ganë
Adama Barrow, Presidenti i Republikës së Gambisë
Frank-Walter Steinmeier, President i Republikës Federale të Gjermanisë
Prokopios Pavlopoulos, President i Republikës Greke
János Áder, President i Republikës së Hungarisë
Guðni Thorlacius Jóhannesson, Presidenti i Republikës së Islandës
Michael D. Higgins, President i Irlandës
Reuven Rivlin, President i Shtetit të Izraelit
Sergio Mattarella, President i Republikës Italiane
Moon Jae-in, Presidenti i Republikës së Koresë
Egils Levits, Presidenti i Republikës së Letonisë
Gjeneral Michel Aoun, President i Republikës së Libanit
Igor Dodon, President i Moldavisë
Princi Albert II, Principata e Monakos
Milo Djukanovic, Presidenti i Malit të Zi
Filipe Jacinto Nyusi, President i Republikës së Mozambikut
Nanda Bahadur Pun, Zëvendës President i Nepalit
Tommy E. Remengesau, Presidenti i Republikës së Palau
Marcelo Rebelo de Sousa, President i Republikës Portugeze
Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë
Zuzana ?aputová, Presidenti i Republikës Sllovake
Borut Pahor, President i Republikës së Sllovenisë
Mette Frederiksen, Kryeministër i Danimarkës
Mark Rutte, Kryeministër i Hollandës
Pedro Sánchez Pérez-Castejón, Kryeministër i Spanjës
Stefan Löfven, Kryeministër i Suedisë