Tani nuk ka më vend për dyshime, ja detaji që konfirmon lidhjen mes Jonidës dhe Romeos

Jonida Maliqi, tërheq gjithmonë vëmendje e publikut me pamjen e saj.

Ajo njihet jo vetëm stilin në veshje, por edhe për tatuazhet në trup.

Këngëtarja së fundmi ka vendosur që të bëjë një tatuazh të  ri, të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit në Insatgram.

Jonida ka shkruar në pjesën e krahut vitet e lindjes së familjarëve të saj, në formën e trungut familjar.

Padyshim, ky është një ndër tatuazhet më të veçantë, ku këngëtarja tregon dashurinë e madhe që ka për familjen.

Teksa bënte tatuazhin, Jonidën e shoqëroi edhe partneri i saj, Romeo Veshaj.

Ai publikoi një foto ku tregoi se ndodhej në të njëjtën studio, ndërsa po bënte edhe vetë një tatuazh.

Dyshja është përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën duket se po e shijojnë në maksimum.

Madje, gjatë një interviste Romeo u shpreh se kishte rënë për herë të parë në dashuri me vajzën në të cilën ishte aktualisht në një lidhje, domethënë me Jonidën