Largimi Qatos, reagon Tabaku: Rama po përpiqet të mbulojë luftën mes grupeve në PS

‘Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!’.

Ky wshtw reagimi i parë nga selia e PDS për largimin nga detyra të Sonila Qatos.

Ish deputetja Jorida Tabaku ka shtuar në një postim në faqen e saj në Facebook se: ‘Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin’.

Postimi i plotë i Tabakut:

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje dorëheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.