Historia që po bën xhiron e botës, lojtari padit të ëmën për 6 fanella

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Mbrojtësi anësor i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny Da Costa, ka ngritur padi ndaj mamasë së tij, të cilën e akuzon se i ka vjedhur 6 bluza futbolli.

Historia e treguar sot nga “Bild” bëri menjëherë xhiron e botës, ndërsa shkak për këtë vendim të gjermanit janë bërë disa bluza që ai i ka veshur me moshat e Bayer Leverkusenit, të cilat e ëma nuk ka ndërmend t’ia japë.

Sipas prestigjiozes gjermane, procesi gjyqësor mes palëve është caktuar për në datën 27 shtator në Këln, ndërsa e vetmja mënyrë për t’u anuluar gjithçka, është që Da Costa dhe e ëma të gjejnë gjuhën e përbashkët.