FOTO/ 800 forca të NATO stërviten në Bizë

800 forca ushtarake të NATO, nga 12 vende aleate, zhvilluan një stërvitje ndërkombëtare në Bizë, në Shqipëri, të quajtur  “Albanian Effort 19”

Ushtarakët qenë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Stërvitja “AlbanianEffort 19” shërbeu gjithashtu për certifikimin e kompanisë së II “Komando” e deklaruar nga vendi ynë në NATO si pjesë e Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (VeryHighReadinessJointTask Force, VJTF).