Benzema thyen rekordin e Thierry Henry në Champions League

Karim Benzema u fut në historinë e Champions Leagues me paraqitjen e tij kundër Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi është bërë francezi me më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve, pasi këtë mbrëmje ai regjistroi paraqitjen e tij të 113-të në këtë kompeticion prestigjioz.

Sulmuesi i gjigantit spanjoll e kalon kështu bashkatdhetarin e tij, Thierry Henry, i cili deri tani e mbante këtë rekord.

Benzema iu bashkua Realit më 2009 nga Lyoni dhe që prej asaj kohe ka fituar 4 herë trofeun e Champions Leagues duke shënuar 36 gola.