FOTO/ ‘Java e studentëve të vitit të parë’, java e fundit e ‘lirisë’! Ja si festohet
Universitetet në Angli e kanë zakon që të bëjnë organizime të ndryshme para se të nisë sezoni mësimor.
Kjo është një mënyrë që të sapoardhurit të njihen me njëri-tjetrin dhe me institucionet.
“Fresher Week”, ose “Java e studentëve të vitit të parë”, siç quhet ndryshe është java e fundit e pushimeve për sistemin universitar në Angli.
Qendra e qytetit të Portsmouth në Britaninë e Madhe i ngjante një vendi ‘të çmendur’ natën e shkuar, pas pushtimit nga studentët.
5000 studentë lanë konviktet dhe u dyndën në rrugë për të festuar.
Të veshura të gjitha njësoj me body të zeza ku shkruhet ‘dirty disko’ vajzat marshuan nëpër rrugë duke pirë e kërcyer.
Është paksa e vështirë që këto festa të mos dalin jashtë kontrollit.
Madje shpeshherë përfundojnë në një mbrëmje të shfrenuar nëpër lokalet e natës.