Grupi A/ Tirana dhe Partizani po befasohen, ja rezultatet në Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë luan ndeshjet për fazën e 1/16-ave, aty ku skuadrat e Superiores përballen me ekipe nga Kategoria e Parë dhe synojnë që të hedhin një hap për më tej.

Gjatë fraksionit të parë të lojës nuk mungojnë surprizat pasi në Grupin A, Partizani ende nuk ka zhbllokuar rezultatin ndaj një kundërshtari modest siç është Vora.

Ndërkohë, Tirana takon skuadrën e Shënkollit dhe ky takim vijon të mbette me rezultatin e barabartë pa gola.

Ja të gjitha rezultatet në Grupin A të Kupës së Shqipërisë:

 

Vora-Partizani 0-0

Tërbuni-Teuta 0-2
Shënues: 72′ Gashi, 88′ Vecaj

Veleçiku-Flamurtari 1-2
Shënues: 4′ Çokaj / 14′, 20′ Hoxhaj

Shënkolli-Tirana 0-0

Iliria-Kastrioti 2-1
Shënues: 33′ Doçi, 35′ (p) Lama / 14′ Mehmeti

Burreli-Vllaznia 0-1
Shënues: 25′ Uenderson

Erzeni-Dinamo 1-0
Shënues: 21′ Cabrak

Korabi-Besëlidhja 0-0