Emër tjetër/ PD publikon dokumentin e ri për arrestimin dhe dëbimin e Babanit nga Italia

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument të ri që tregon sipas saj arrestimin dhe dëbimin e përsëritur të Mark Babanit, kryebahskiakut të vaut të Dejës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha sot para mediave Mark Babani u arrestua në Itali në vitin 1996 me emrin Fatmir Babaj. Sipas tij, Si në rastin e Valdrin Pjetrit, denoncimet e bëra publike nga Partia Demokratike, u provuan të drejta dhe të vërteta edhe për Agim Kajmakun e Vorës nga Gjykata e Janinës.

Sa i përket Babanit që ka dhënë sot edhe shenjat e gishtave, Bardhi tha se Mark Babani u dëbua për herë të dytë brenda dy vjetëve nga Italia. Sipas PD, Mark Babani ka përdorur disa emra për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale.

Bardhi theksoi se Partia Demokratike ka siguruar dokumenta të tjerë, që provojnë përtej çdo dyshimi se përfaqësuesi i Edi Ramës në Vaun e Dejës është një kriminel dhe si i tillë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

“Përveç dokumentit për arrestimin në 1994-ën me një emër tjetër, dënimin, burgosjen dhe dëbimin nga Italia për vjedhjen e makinave në Siçili nga Mark Babani, Partia Demokratike disponon dokumenta që Mark Babani ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të hyrë në Itali 2 vjet më vonë, në 1996-ën”, deklaroi Bardhi.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Kriminelët e Edi Ramës në bashkitë e vendit vazhdojnë t’i rezistojnë ligjit të dekrizminalizmit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës dhe shërbëtores së tij në prokurori. Është e kotë që e zgjasin agoninë e tyre dhe të shefit të tyre, pasi vendin e kanë të gjithë prapa hekurave. Edhe Valdrin Pjetri i Shkodrës, edhe Agim Kajmaku i Vorës, edhe Mark Babani i Vaut të Dejës.

Si në rastin e Valdrin Pjetrit, denoncimet e bëra publike nga Partia Demokratike, u provuan të drejta dhe të vërteta edhe për Agim Kajmakun e Vorës nga Gjykata e Janinës.

Megjithëse krimineli i Ramës në Vorë, nga njëra anë mashtronte publikun se nuk ishte arrestuar kurrë, fshehurazi ishte angazhuar që të mbyllte çështjen e hapur penale në Greqi, ku ishte arrestuar me emrin Jorgo Toto.

Edhe hajduti i makinave në Siçili, Mark Babani, i cili vazhdon të mbajë në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Vaut të Dejës ka mohuar faktet për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit, vepër për të cilën duhet të shkarkohet e të arrestohet.

Mark Babani ka përdorur disa emra për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale, por ai nuk mund ta fshehë dot të vërtetën.

Partia Demokratike ka siguruar dokumenta të tjerë, që provojnë përtej çdo dyshimi se përfaqësuesi i Edi Ramës në Vaun e Dejës është një kriminel dhe si i tillë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Përveç dokumentit për arrestimin në 1994-ën me një emër tjetër, dënimin, burgosjen dhe dëbimin nga Italia për vjedhjen e makinave në Siçili nga Mark Babani, Partia Demokratike disponon dokumenta që Mark Babani ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të hyrë në Itali 2 vjet më vonë, në 1996-ën.

Dokumenti që po paraqesim, që gjithashtu është nxjerr nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane.

Kartela e arrestimit tregon qartë se Mark Babani me emrin Fatmir Babaj kishte shkelur dënimin e gjykatës për dëbimin e tij nga Italia si hajdut makinash në vitin 1994. Policia italiane bëri lidhjen se Fatmiri në foto dhe Marku i Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë i njëjti person.

Ai u arrestua më datë 24 janar 1996 me identitetin e rremë Fatmir Babaj, dhe u mbajtë në burg deri më datë 27 Janar 1996, ku u provua se ishte Marq Babaj, i dënuar në Itali për vjedhje në rrethana rënduese të kryer në bashkëpunim.

Siç faktojnë dokumentat, Mark Babani u dëbua për herë të dytë brenda dy vjetëve nga Italia.

Dokumentat që po bëjmë sot publikë janë autentikë. Foto në sistemin Italian të burgjeve, provon se Fatmir Babaj i vitit 1996, është i nëjti me Marq Babaj e vitit 1994, dhe ekzaktësisht i njëjti person me Mark Babanin, kandidatin e Edi Ramës për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Mashtrimet dhe përbetimet e Mark Babanit mund të ndihmojnë atë dhe Edi Ramën për të blerë kohë, por e kanë të pamundur të ndryshojnë fatin e tyre politik.

Mark Babani është subjekt i ligjit të dekriminalzimit dhe duhet të procedohet menjëherë penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Çdo vonesë nga ana e prokurorisë tregon bashkëpunimin në krim të Arta Markut dhe varëtësve të saj në Prokurorinë e Përgjithshme.