FOTOLAJM/ Autobusët vrastarë të Tiranës, ku nuk dihet nëse do të dalësh i gjallë

Kjo skenë me gjak është fotografuar sot në një nga linjat e autobusëve të Tiranës, të tejmbushur, që nuk vijnë kurrë në orar. Sot, shoferi i linjës së Tiranës së Re nxitonte dhe ja pasoja...Por të tilla ndodhin përditë.

Pavarësisht pretendimeve të cilitdo zyrtari të lartë të bashkisë së Tiranës, autobusët ka kohë që nuk vijnë në orar. Janë të rrallë, gjithmonë e më të rrallë.

Provë janë turmat e mbledhura si për ndonjë tubim prapa Bankës së Shqipërisë, çdo mëngjes..., që nga ora 6.00. Por në atë orë bashkia fle dhe askush nuk është në gjendje t’i shikojë të mjerët që hipin sipër njeri –tjetrit dhe as shoferin që i flak pa frymë, si për shembull, tek porta e Kopshtit Zoologjik.

Qytetari që dërgoi këtë fotografi në Syri. net na shkroi: “Në autobusët e Tiranës së Re nisesh për punë dhe përfundon në spital. Mbushen aq plot këto dreq autobusësh saqë nuk ke ku të vesh këmbën. Nuk e kemi luksin e makinës dhe të kohës dhe si zotërisë që i kapi këmbën dera e autobusit, mund t’i ndodhë kujtdo!”