FOTO/ Plotësohet dëshira e çiftit Cana/ Monika zbulon gjininë e bebit
Pak ditë më parë, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Canës, Monika zbuloi se ata po presin të bëhen prindër për herë të dytë.
Monika postoi një foto në Instagram ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut.
Monica shprehu dëshirën e saj që kësaj herë të ishte në pritje të një vajze dhe ta quante Enkelejda, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit e dyshes.
Ndërsa pasditen e djeshme Ercoli ka zbuluar gjininë e fëmijës duke pohuar se është në pritje të një vajze.
Me siguri pas këtij momenti çifti duhet të jetë më i lumtur se kurrë, pasi shumë shpejt një anëtar i ri do të shtohet në familjen e tyre, emrin e të cilit e kemi mësuar tashmë