Moti, nis rënia graduale e temperaturave, në alpe nisin shirat

18 shtator 2019 moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në shtim në pjesën e dytë të ditës , në alpe do të ketë rreshje  shiu. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 8m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   12/26°C 

Zonat e  ulëta    14/30°C

Zonat  bregdetare  18/28°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari