Goditi me shpullë Candrevën, ja sa javë dënohet De Paul në Itali

3 javë dënim i ka kushtuar shpulla Rodrigo De Paul ndaj provokimit të Candrevës.

Futbollisti më i rëndësishëm i Udinezes, është dënuar sot nga Komisioni i Disiplinës, që e ka vlerësuar si sjellje të dhunshme, ashtu si edhe gjyqtari, i cili e ndëshkoi me karton të kuq.

Në minutën e 36-të të duelit ndaj Interit, Candreva e provokoi duke e prekur në fytyrë, por reagimi i argjentinasit ishte i ekzagjeruar, duke i dhënë një shpullë të mirë, edhe pse lojtari i zikaltëve aktroi disi në rënien në tokë.

Një javë është dënuar Calabria dhe Stepinski i Veronas, të dy të ndëshkuar me karton të kuq në duelin e dielës në mbrëmje.