‘Vjen së shpejti’, Getoar Selimi paralajmëron diçka

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, duket se e ka në furrë projektin e tij më të ri muzikor.

“Vjen së shpejti”, ka shkruar ai pranë një postimi të fundit në Instastory me të cilin ka lënë të kuptohet se kënga e re po vjen.

Geti është një prej rep artistëve i cili nuk bën shpesh paralajmërime dhe di t’i befasoj fansat e tij.

Këngët që i publikon zakonisht pëlqehen shumë dhe pritet që të ketë pëlqyeshmëri edhe kënga e fundit.