Interi i shpëton humbjes së turpshme, barazon përballë Slavia Praga

Slavia Praga ka tronditur Interin në ndeshjen hapëse për sezonin e ri në Champions League.

Ekipi çek ka barazuar 1-1 në “Giueseppe Meazza” përballë zikaltërve të cilët shënuan golin vetëm në minutën e 93’ me anë të Nicolo Barellas.

Kurse për skuadrën e Slavia Praga-s realizoi ish-lojtari i Skënderbeut, Peter Olayinka. Kujtojmë që 23-vjeçari prej dy sezonesh ka qenë pjesë e Superligës Shqiptare. 

Ky barazim mund t’i prishë punë Interit në "luftën" për kualifikim, pasi është pjesë e Grupit F së bashku me Barcelonën dhe Dortmundin.