Formacionet zyrtare: Dortmund - Barça, Valverde merr këtë vendimi për Messin

Janë publikuar formacionet zyrtare në sfidën ndërmjet Borussia Dortmund dhe Barcelonës e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leages.

Asnjë surprizë në radhët e verdhezinjve, që do të udhëhiqen në sulm nga ish-muesi i Barcelona-s, Paco Alcacer, i cili do të mbështetet nga treshja Sancho-Hazard, Reus.

Ndërkohë Valverde ka marrë vendimin për të lënë Messin në stolin rezervë, ndërsa sërish i beson minuta 16-vjeçarit të Barcelonës, Ansu Fati.

Formacionet zyrtare: 

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro, Witsel, Delaney, Hazard, Sancho, Reus, Alcacer.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Arthur, De Jong, Suárez, Griezmann, Ansu Fati.