NASA publikon foton e ‘eklipsit diellor’ në Jupiter

Një imazh i jashtëzakonshëm tregon hijen e zezë në sipërfaqen e Jupiterit nga hëna e saj Io ndërsa kjo e fundit kalon midis gjigantit prej gazi dhe diellit. 

Imazhi i përpunuar i siluetës së Io në sipërfaqen e planetit gjigant u postua nga  inxhinieri i softuerit të NASA-s, Kevin Gill.

Imazhi zbulon se si mund të duket një eklips diellor në gjigantin e gazit, nëse shikohet nga orbita rreth Jupiterit. Hija e hedhur nga Io në Jupiter është shumë më e dukshme se ajo e lënë nga Hëna në Tokë gjatë një eklipsi diellor.

Arsyeja për këtë, thonë ekspertët, ka të bëjë me distancën midis Jupiterit dhe Diellit.

'Dielli është dukshëm më i vogël siç shihet nga Jupiteri kështu që hijet janë shumë më të mprehta,' shkroi fotografi Doug Ellison në Twitter.

"Io është aq i madh dhe afër sa që bllokon Diellin (ai shfaqet 4x aq i madh sa Dielli nga perspektiva e Jupiterit)", shtoi astrofizikania Katie Mack nga Universiteti Shtetëror i Karolinës Veriore.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net