‘Paloma’ trondit fansat, zbulon dashurinë e saj për një femër

Silvia Navarro, aktorja meksikane që fitoi zemrat e publikut në telenovelën e famshme”Kur ti të jesh e imja” ka surprizuar fansat e saj me publikimin e fundit që ka bërë në Instagram.

Aktorja ka publikuar një foto ku tregon lidhjen e saj të re me një femër të quajtur Kar Fenton. Nën foto shkruante: 

'Kjo është Kar Fenton dhe ne duhemi”. Të shumtë kanë qenë fansat të cilët e kanë përgëzuar, por ka patur dhe nga ata që e kanë kritikuar.

Silvia ka një djalë nga lidhja e saj me Gerardo Casanova, ndërsa nga viti 2007 deri ne 2010 ajo ka patur një romancë me Fernando Alonso.