Era Istrefi 'i merr' burrin, reperes Cardi B

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi na ka surprizuar shpesh me arritjet e saj dhe suksesin që e ka ndjekur në industrinë muzikore ndërkombëtare. Ajo ka bërë bashkëpunime të shumta me emra nga më të dëgjuar si Will Smith, Nicky Jam, Dj Snake e së fundmi - me anë një postimi në "Instagram" - ka zbuluar bashkëpunimin e saj të fundit me 2 emra shumë të njohur dhe të suksesshëm si Yellow Claw dhe Offset; ky i fundit është bashkëshorti i reperes së njohur Cardi B.

Mesazhi i Istrefit,  shpërndarë ditën e djeshme, tregon se kënga do të dalë në treg ditën e premte.