VIDEO/ Pas Kombëtares, Odise Roshi shënon edhe me ekipin e tij në Rusi

Pasi u bë protagonist në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës, ku erdhi nga stoli dhe shënoi golin që i hapi rrugën fitores së kuqezinjve, Odise Roshi ka gjetur sërish rrjetën mbrëmjen e djeshme.

Këtë herë fieraku ka shënuar në kampionatin rus, në sfidën mes Rostovit dhe Akhmat Groznyt, që u mbyll me rezultatin 2-1 për skuadrën vendase.

Roshi ekzekutoi saktë një 11-metërsh të fituar nga skuadra e tij në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë Rostovi shënoi dy herë, duke shfrytëzuar faktin që Akhmati mbeti edhe me 10 futbollistë.