Parashikimi i motit, e martë, 17 shtator 2019
17 shtator 2019 moti do të mbetet me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në relievet malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6-7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/27°C
Zonat e ulëta 14/31°C
Zonat bregdetare 18/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari