VIDEO/ Protagonist me klubin në Rusi, ja çfarë bën Odise Roshi nga penalltia!

Pasi u bë protagonist në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës, Odise Roshi ka gjetur sërish rrjetën mbrëmjen e sotme.

Këtë herë fieraku ka shënuar në kampionatin rus, në sfidën mes Rostovit dhe Akhmat Groznyt, që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës vendase.

Roshi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë Rostovi shënoi dy herë, duke shfrytëzuar faktin që Akhmati mbeti me 10 futbollistë.