‘Kemi edhe 7-8 kryebashkiakë rilindas të inkriminuar në listë’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar në Report Tv në emisionin ‘5 pyetje me Babaramon’ se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetrin, Kajmakun dhe Babanit, PD-ja ka edhe 7-8 kryebashkiakë që ka marrë informacione që kanë të shkuar kriminale.

"Kemi në proces verifikimi dhe 7-8 raste në kandidatë pë kryebashkiak. Kryetar Bashkie me të shkuar kriminale. Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Për njërën nga rastet jemi në fazën finale, në vërtetimin e informacioneve të marra", tha Bardhi.

Ndërkohë që Bardhi mohoi të ketë përçarje dhe se opozita e bashkuar vijon të jetë e tillë.

"Aksioni opozitar nuk mund të jetë i përqendruar tek protestat. Nuk ka qenë një kohë e humbu kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne jemi në komunikim të vijueshëm, si me LSI dhe aleatët e tjerë. Nuk ka asnjë mungesë koherencë. Secila parti është më vete, secila ka mendimin e vetë", tha Bardhi.