Kamioni përplaset me makinën, plagoset rëndë pedagogu

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugët e vendit.

Aksidenti këtë herë ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në vendin e quajtur Kuc.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benz-it me targë AA 303 Kl, pedagogu Koço Nasto.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.