Vrasje të vogla/ Shebnem bind Merven dhe Serhanin të mos divorcohen, ja ç’do ndodhë nesër

Shebnem ia vë syrin Kerimit dhe e pëlqen shumë atë. Kerim i tregon Emres se Merve është kthyer. Ai i tregon gjithashtu dyshimet që ka se Oja ka vrarë Arzun. Burxhu shkon në vendin kur Arzu humbi jetën dhe lë dyshime se mund të jetë ajo vrasësja.

Burxhu i tregon Ajshes se do martohet me Emren. Emre i tregon Burxhus se Arzun e ka përplasur me makinë Oja. Pelin mëson se Burxhu do martohet me Emren. Ajo mëson edhe që Merve është kthyer. Merve vendos ta ndihmojë Pelinin për të shpëtuar nga kjo situatë.

Ajo i tregon çfarë duhet të thotë në polici. Pelin dhe Tajlan gënjejnë komisarin duke dhënë dëshmi të rreme. Komisari e kupton që Pelin dhe Tajlan gënjejnë. Shebnem i thotë Serhanit se Merve do marrë kujdestarinë e Milës.

Ajo i kërkon Serhanit të mos divorcohet nga Merve. Shebnem i ngatërron punët dhe i thotë Ajshes se Serhan i lutet Merves të kthehen dhe nuk do që të divorcohen. Serhan dhe Oja dalin së bashku me Denizin për pazar. Shebnem bind Merven të mos divorcohet./revistawho