VIDEO/ Hynin me çanta bosh dilnin plot, arrestohen punonjësit në dyqanin e veshjeve sportive

Stafi i një dyqani veshjesh sportive në qytetin e Fierit janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur në dyqanin ku ishin të punësuar. Dokumentimi i vjedhjeve është bërë nga kamerat e sigurisë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Ora Neës, punonjësit hynin në dyqan në fillim të turnit me çanta bosh dhe më pas largoheshin nga aty me çantat plot.

Policia ka bërë ndalimin e dy punonjësve Zabrina B. Dhe Armando M..

Gjatë kontrollit në banesë këtyre punonjësve iu gjetën edhe sendet e vjedhura.

Në hetim ndërkohë janë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. D.Ç, K. G dhe L.L të cilët sipas dëshmisë së vajzës dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këto vjedhje.